Lënda plasëse shpërthen në objektin në ndërtim: Pronarët në emigrim, dikush kërkon t’i japë një mesazh…

10/06/2021 13:48

Një sasi lënde shpërthyese ka dëmtuar një objekt në ndërtim, në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pronari i godinës, shtetasi me iniciale D.K. nuk jeton në Shqipëri, pasi prej vitesh është në emigrim. Dyshohet se lënda plasëse mund të jetë vendosur në ndërtesë për t’i dhënë një mesazh.

Objekti ka nisur të ndërtohet rreth vitit 2009, kur dy pronarë filluan ndërtime, por më pas i lanë përgjsymë. Tashmë mësohet se e ka marrë në zotërim një tjetër firmë ndërtimi. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë konflikte interesash financiarë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA