Gjyqi për rezervat shtetërore në Kosovë, dështon seanca, mungonte ministrja në detyrë për Tregtinë Platforma “Dy ditarë” është lancuar të mërkurën në mbrëmje, me qëllim të ruajtjes së memories kolektive për të kaluarën historike.
Ditarët, autore e të cilëve është Vjosa Shala, tregojnë jetën e fëmijëve kosovarë gjatë viteve 80 dhe 90.
Si 11-vjeçare, Vjosa në ditarët e saj ka koleksionuar artikujt e gazetave që fillimisht përmbanin lajme me plot ngjyra, e më pas me kalimin e kohës nga regjimi serb marrin ngjyrë të zezë.
Si një vajzë e re, ajo tregon se provonin të jetonin një jetë normale në një ambient jo normal.
Projekti u ideua nga Nita Deda, e cila me t’i parë ditarët kishte kërkuar që të jenë të hapur për të gjithë, për ç’ka i kaloi në platformë ‘online’.
Të pranishmit e mirëpritën projektin, duke thënë se është tejet e rëndësishme për ta rikujtuar të kaluarën.
Top Channel