Ftesë në 5/ Për 3 ditë do ngelë shtatzënë?! Roza Lati zbulon premtimin për ditëlindje!

10/06/2021 23:25

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Roza Lati, e cila sqaroi zhurmën pas setit të ri fotografik.

“Do isha bilionere po të shisja kasetën e seksit”, ishte ky titulli i projektit të saj me foto provokuese, veshur thjesht me rroba banjo.

E pyetur nga Bieta, Roza sqaroi njëherë e mirë se nuk ekziston një kasetë seksi, por e gjitha ishte një lojë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.
Moderatorja zbuloi se ka ende disa foto të tjera edhe më të “nxehta” të cilat pret t’i postojë për ditëlindje.

Thënë këtë, ajo tregoi se pas tre ditësh mbush plot 33 vjeç dhe sipas saj, kjo është një moshë e shenjtë. “I kisha premtuar mamit që do isha bërë me fëmijë kur të mbushja 33 vjeç, por ja që s’ jam shtatzënë”, tha Roza, duke lënë të kuptohet që një fëmijë s’ është në planet e saj të afërta.

Top Channel