Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Këpucët aq të dashura të gjatë kohës së pandemisë tashmë kanë marrë një kthesë 360 gradë dhe janë kthyer në trend të këtij viti.
Marka luksoze e modës Balenciaga ka krijuar një version të saj bazuar në sandalet Crocs në formë takash.
Projektet e fundit tregojnë se ato do të jenë pjesë e koleksionit pranveror të Balenciaga 2022, por nuk ka ende asnjë informacion se sa do të kushtojnë.
“Prezantimi i sezonit Pranverë 2022 të Balenciaga-s shqyrton shqisat tona të zhvendosura të realitetit përmes lenteve të teknologjisë. Ne e shohim botën tonë përmes një filtri të përsosur dhe të lëmuar”, tha Balenciaga në një përshkrim të koleksionit.
Ky është bashkëpunimi i dytë midis dy markave. Herën e fundit që Balenciaga dhe Crocs u bashkuan, sollën në treg sandalet me platformë dhe pavarësisht zhurmës që krijuan, u shitën para se të mbërrinin në dyqane.
Top Channel