Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar studiuesja e astrologjisë Keti Sula.
Ajo foli më gjerësisht për eklipsin e diellit që do të ndodhë nesër dhe do të ketë një ndikim direkt në jetën tonë.
Sipas saj, energjisë së yjeve nuk do t’iu shpëtojnë as politikanët. Thënë këtë, ajo bëri një parashikim se cili do të jetë drejtuesi i ardhshëm i Partisë Demokratike.
“Unë me gjithë studimin që kam bërë mendoj se zgjedhjet për kryetarin e PD do t’i fitojë Lulzim Basha, sepse është në një moment të favorizuar nga yjet”, u shpreh ajo.
Keti tha gjithashtu se gjatë zgjedhjeve Lulzim Basha ka qenë i disfavorizuar nga yjet. Nga ana tjetër Edi Rama ka pasur një super energji planetare, pasi e favorizon viti i tij i lindjes.
Top Channel