Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku është deklaruar lidhur me urdhrin ekzekutiv të Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden përmes të cilës ka paraparë bllokimin e pronës dhe pezullimin e hyrjes në ShBA të personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se ky urdhër ka qenë në fuqi që nga viti 2001 e si i tillë është nënshkruar nga ish-Presidenti amerikan, George Bush.

Çitaku ka treguar arsyejen pse nuk është shtuar marrëveshja e Ahtisarit.

“Diçka për urdhërin ekzekutiv të Presidentit Biden. Ky urdhër është në fuqi që nga viti 2001( është amandamentuar ndërkohë)Dmth, urdhri si i tillë është nënshkruar nga ish Presidenti Bush. Presidenti Biden vetëm e ka ripërtrirë atë, duke i shtuar marrëveshjen e Prespas dhe duke përfshirë edhe Shqipërinë ( ndonse urdhëri i adresohet Ballkanit Perëndimor, ai i vitit 2001 nuk e përmend Shqipërinë në mënyrë eksplicite). Arsyeja pse nuk është shtuar marrëveshja e Presidentit Ahtisari (interpretim i imi ky) është se një formulim i tillë do t’ua pamundësonte të gjithë zyrtarëve Serb hyrjen në SHBA”, ka shkruar Çitaku.

Top Channel