Puthje dhe përkëdhelje/ Në takimin me Ilirin, Lindita nuk i ndal provokimet për asnjë moment

08/06/2021 19:16

Lindita tha emrin e Ilirit, për takimin e radhës në “Për’puthen”, pasi nuk kishte mundësi tjetër zgjedhjeve.

Sot, konkurrentja thotë se “jo vetëm nuk u pendova, por u ndjeva shumë mirë me Ilirin, nuk e prisja”.

Lindita: E kisha siklet të zgjidhja se të kam parë në shumë takime me Lindën dhe Gilbertën
Iliri: Aty janë të luhatur nga të gjithë, asnjë nuk është i fokusuar

Sipas tij, ky takim është i veçantë për të: “Kam pasur takime stresante, më pëlqen të jem më alegro dhe tani ndihem i lumtur”.

Më tej, Iliri i dhuron një kurorë dhe buqetë me lule Linditës. Kujtojmë se një kurorë të tillë i ka dhuruar më parë dhe Lindës, në një nga takimet .

Ndërkohë, Lindita tregon si do që të jetë mashkulli, të cilin nëse e gjen, do të vijë të jetojë në Shqipëri:
Lindita: Do të kthehem në Shqipëri vetëm po gjeta personin e duhur. Nuk dua mashkull të thotë jam unë o s’ka!
Iliri: Ajo që nuk dua, kurrsesi të mos jetë arrogant

Në studio, Lindita e vlerësoi këtë takim si “një nga më të mirat që ka realizuar ndonjëherë”.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA