Një postim i bërë në rrjetin social bëri lëmsh gjithë rrjetin. Këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama postoi një foto e cila e shoqëronte me një mbishkrim: “Nata e fundit e beqarisë”. Vetëm kaq u desh që rrjeti të “çmendej” dhe të bëhej lajm. Në foto shihet që këngëtarja po argëtohej në festën e beqarisë bashkë me mikeshat e saj. Por e gjitha kjo ishte një “mashtrim”.
Shumë shpejt, doli e vërteta. Big Mama është duke përgatitur një këngë të re, në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. Fotoja e postuar është shkëputur nga xhirimet e këngës “Kanagjeqi”. Ky projekt muzikor do jetë një dedikim për babain e ndjerë të këngëtares dhe për marrëdhënien e veçantë baba-vajzë.
Në këtë foto që i bëri lëmsh të gjithë, disa fansa që ishin në dijeni të këtij bashkëpunimi, shkruanin se nuk është dasma e vërtetë e Big Mama-s, por shumë shpejt ajo do të publikojë këngën e saj të re.
Të gjithë menduam se sot kishte dasmë… Me sa duket, duhet të presim edhe pak.
Top Channel