Vdes heroi i Aushvicit/ Shembi gardhin elektrik me tankun e tij

07/06/2021 11:27

David Dushman, ushtari i fundit i mbijetuar sovjetik që ndihmoi në çlirimin e Aushvicit, ka nderruar jete në moshën 98 vjecare.

Me tankun e tij, Dushmani shembi gardhin elektrik rreth kampit të nazistëve, të vendosur në jug të Polonisë në 27 janar 1945, teksa forcat sovjetike u nisën drejt Berlinit. presidentja e komunitetit lokal hebre, Charlotte Knobloch, e quajti atë një “Hero ne Auschwitz” dhe tha se Dushmani kishte shpëtuar kushedi sesa jetë.

“Humbja e tij ishte veçanërisht e dhimbshme për ne; ai ishte i vetmi që mund ta tregonte nga eksperienca e vet se çfarë ndodhi atje”, shprehet Knobloch. Aushcëitz-Birkenau ishte më i madhi i kampeve të përqendrimit që krijoi regjimi nazist. Më shumë se 1.1 million burra, gra e fëmijë u vranë sistematikisht atje, shumica në dhomat e gazit. Aushvici konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë e njerëzimit. Ndërkohë që forcat sovjetike i qene afruar kampit nazistët filluan të evakuonin personat atje duke 60,000 të burgosur që të ikin.

Kur mbërriten trupat sovjetike, gjetën në kamp 7,000 të burgosur të sëmurë dhe gati duke vdekur. rreth 6 milionë hebrenj u vranë gjatë holokaustit. në një intervistë të realizuar vitin që shkoi, Dushman rrëfeu për Reuters sesi kishte përdorur tankune tij për të rrëzuar gardhin rrethues. “ Ne nuk e dinim që Aushvici ekzistonte”, qe shprehur ai. David Dushman ishte një prej vetëm 69 burrave të njësisë së tij me 12.000 vetë që i mbijetuan luftën, por edhe ai mbeti i plagosur rëndë asokohe e për rrjedhojë, i hoqën njërën nga mushkëritë.

FOTO GALERI
4/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA