Cozman është siguruar që kohët e fundit të qëndrojë larg syrit të publikut. Dhe kur bëhet fjala për aspektin e lidhjeve romantike, e fundit që ai ka bërë publike ka qenë ajo me Tunën shumë vite më parë.
Por sot, reperi 35 vjeçar ka konfirmuar romancën e re me një brune seksi, me të cilën ka pozuar në InstaStory.Ka qenë modelja e quajtur Fjolla ajo që ka publikuar foto me Cozman, ndërsa ai e ka riposuar atë.
Kaq ka mjaftuar që të konfirmohej lidhja e dashurisë së Cozman me bukuroshen zeshkane. Ylli i “Si dje” është shoqëruar nga Fjolla edhe në shumë dalje publike e festa, duke vendosur të bëjnë një hap më të madh në lidhjen e tyre.
Hera e fundit që dëgjuam nga Cozman ishte janar të këtij viti, kur reperi reagoi i shqetësuar për vrasjen e bujshme të mikut të tij, ish-anëtar i “Babastars”, Albert Krasniqit.
Top Channel