Institut për krimet e luftës nga serbët/ Ligj dhe buxhet të veçantë në Kosovë, në prag të nisjes së dialogut me Beogradin

07/06/2021 20:36

Në prag të rifillimit të dialogut në Bruksel, Kosova ka filluar hartimin e koncept dokumentit për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës nga regjimi serb.

Për herë të parë ky institut pritet të krijohet përmes një ligji të veçantë, me staf dhe buxhet të veçantë për hulumtimin dhe verifikimin e të gjitha krimeve të kryera.

Kryeministri, Albin Kurti tha se instituti do t’i adresoj edhe krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.
Por, kalimi i viteve dhe humbja e besimit nga viktimat tek institucionet po vlerësohen si faktor që mund të vështirësojnë verifikimin e krimeve.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, ka treguar se është hapur edhe një adresë elektronike në të cilën qytetarët mund të dorëzojnë fakte për institutin.
Iniciativa të tilla për krijimin e instituteve për grumbullimin e të gjitha fakteve për krime lufte, ka pasur edhe në të kaluarën, por kanë rezultuar pa sukses.

Një i tillë u themeluar edhe në vitin 2018 me vendim qeverie, por u shua pas disa muajsh.
Organizatat që merren me krimet e luftës kanë adresuar disa herë kritika për institucionet që nuk po finalizojnë këtë institut, pasi shumë dëshmitarë që u mbijetuan masakrave po vdesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA