Rehabilitohet kanali vaditës i Rrinës në Librazhd/ Balla: Mbulon me vaditje 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra
06/06/2021 13:24
Vijojnë investimet në bujqësi për të lehtësuar punën e fermerëve në zonat e Librazhdit në prag të sezonit të vaditjes.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra pa nga afër punën që po kryhet për rehabilitimin e Kanalit vaditës të Rrinës në Librazhd.
Ky kanal mbulon vaditjen e rreth 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra të Librazhdit.
Në fjalën e tij Balla tha se ky është një kanal që mbulon disa fshatra dhe natyrshëm që investimi në këtë kanal ka qenë një domosdoshmëri.
“Me përfundimin e punimeve të këtij kanali ne përmbyllim një prej investimeve më të rëndësishme në rrjetin e kanaleve vaditëse”, deklaroi Balla.
Top Channel