Numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në afro 5 milionë në Afrikë, sipas faqes ‘Ëorldometer”, e cila përpilon informacionet mbi pandeminë.

Numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 4.953.366, ndërsa numri i të shëruarve në kontinent ka arritur në 4.459.582 ndërsa numri i viktimave në 132.435.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Egjipt dhe në Tunizi.
Në Afrikën Sub-sahariane ku për shkak të konkurrencës globale të vaksinave nuk ka qasje të mjaftueshme në vaksinat kundër COVID-19, thuhet se ka arritur në 3 numri i vendeve në të cilën janë aplikuar 1 milion doza të vaksinës.

Krahas mungesës së vaksinave të mjaftueshme në Afrikën Sub-sahariane ku jetojnë 1.1 miliardë njerëz, popullata në disa vende nuk dëshiron të marrë pjesë në fushatën e vaksinimit.

Top Channel