Stela rikthehet në studio pas largimit, qetësohet në xhakuzi me Çimin

05/06/2021 20:32

Një debat i ashpër që lindi disa ditë më parë mes Armandos dhe Stelës, bëri që kjo e fundit të largohej nga studio. Stela tregoi se Armando e ka kërcënuar dhe dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme.

Pas kësaj, Armando tregoi se Stela i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie me njëri-tjetrin, gjë që e revoltoi shumë Stelën dhe doli nga studio tepër e prekur.

Sot ajo vendosi të rikthehej në studio dhe tregon si e kanë pritur këtë debat familja e saj dhe me tepër vajza.

Por ditën e largimit Stela kishte dhe takimin me Çimin, dhe për shkak të largimit të saj nuk mundën ta komentonin të gjithë pjesët e tij. Çimi kishte zgjedhur një ambient tepër të veçantë në një xhakuzi ku të dy shfaqen ndryshe dhe disi e qetësoi situatën pas asaj që ndodhi.

Top Channel