Papagalli bëhet ‘yll’ në Toutube teksa këndon hite klasike të rrokut (video)

04/06/2021 21:46

Rock ‘n’ roll-i duket se ka një yll të ri: Një papagall me fansa të panumërt, me pupla të bukura dhe që këndon shumë më mirë se shumica e zogjve apo dhe njerëzve.

Tico është papagalli i verdhë i Amazonës me 135,000 të abonuar në YouTube që mund të këndojë këngë të njohura të muzikës ‘rock’ si “Stairway to Heaven” e grupit Led Zeppelin apo “Psycho Killer” nga grupi Talking Heads.

Kënga e tij më e shikuar është “Here Comes the Sun,” me 3.6 milionë shikime që kur u publikua në shtator 2020.

Tico dhe pronari i tij Frank ndajnë dashurinë për muzikën duke shoqëruar njëri-tjetrin, i pari me vokalet dhe tjetri në kitarë.

Dyshja është bërë e famshme në të gjithë botën.

Zogu ka jetuar në Florida me Gina e Frank Maglio që kur ata e adoptuan 18 vjet më parë. Frank është kitarist i vjetër dhe punon në industrinë e pajisjeve muzikore. Bashkëpunimi i tyre i rrallë muzikor u zbulua rastësisht një ditë kur Frank nisi të luante në kitarë, dhe Tico nis të këndonte me zërin e tij të çjerrë.

Ai bashkë me Tico nisën të këndonin dhe Gina i regjistronte. Tashmë dyshja i ka kthyer ne një rutinë performancat e tyre, që kanë gjetur sukses në rrjet.

FOTO GALERI
1/3
Rock ‘n’ roll-i duket se ka një yll të ri: Një papagall me fansa të panumërt, me pupla të bukura dhe që këndon shumë më mirë se shumica

Top Channel