Kaloi me kamion dhe shembi urën e Darëzezës, arrestohet shoferi 52-vjeçar

04/06/2021 09:24

Shoferi 52-vjeçar që ditën e djeshme kaloi me kamionçinë dhe shembi urën e Darëzezës, është arrestuar.

Luftar Panahori akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve”.

Panahori, akuzohet se duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darëzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shembur urën.

Kjo urë u zhvendos pasi prej më shumë se një muaji, po punohet për ndertimin e urës së re.

Shembja e urës vjen pak dite pas çeljes së sezonit turistik dhe do të dëmtojë shumë edhe 60 bizneset që ka kjo zonë bregdetare.

Ura e dëmtuar si pasojë e përmbytjes në 2017, është e vetmja mundësi komunikimi për 3700 banorët e fshatit Darëzezë.

FOTO GALERI
6/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA