Zgjedhjet në PD/ Hidhet shorti për renditjen e kandidatëve në listë

03/06/2021 20:25

Komisioni Zgjedhor në PD u mblodh pasditen e sotme dhe hodhi short për renditjen në fletën e votimit të kandidatëve për zgjedhjet e 13 qershorit.

Në praninë edhe të përfaqësuesve të kandidatëve, që u bënë pjesë e shortit, renditja në fletën e votimit është si më poshtë:

  1. Fatbardh Kadilli
  2. Edith Harxhi
  3. Agron Shehaj
  4. Lulzim Basha

Zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike do të mbahen në 13 qershor 2021.

Prej ditësh kreu aktual i PD ka nisur një tur nëpër Shqipëri ku është takuar me strukturat e partisë së tij. Në një prej takimeve Basha ai do ta çojë drejt fitores Shqipërinë.

Po ashtu Basha ka theksuar se dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çojë në një përçarje, duke i ftuar të gjithë që të vendosin PD mbi veten e tyre.

Top Channel