“Qarja me obobo dhe olele nuk vlen”/ Curri jep shembuj konkretë, tregon arsyen përse askush nuk mund të rrëzojë Ramën e Bashën

03/06/2021 21:47

Analisti Arjan Curri ka kritikuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike duke bërë një krahasim me qeverinë aktuale.

Në emisionin “Open”, Curri tha se PD është një mini shtet me të njëjtat rregulla si të Ramës. Curri iu kundërpërgjigj Zekthit duke i thënë se po futet në vallen e Ramës dhe theksoi se nuk duhet të vijojnë opinionet e tipit “kryeministri ka bandat e lekët”.

Sipas tij, Rama nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar dhe Basha nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar brenda PD, ndaj nuk i beson zgjedhjeve që do të mbahen më 13 qershor për kreun e Partisw Demokratike.

Curri: Qarja me obobo dhe olele se ky ka bandat dhe lekun, tani i bie që ta durojmë dhe këtë 50 vjet. Kësaj i bie të durojmë Stalinin dhe Bashën. Po futeni në lojën dhe vallen e Ramës ndërsa kam dhënë këshilla që të mos bëheni si ai.

Nuk mund të vazhdoni të thoni ka bandat e lekët dhe për fatin tonë të keq, këtë mandate do të ketë më tepër, do i shtohen lekët. Për gjithë gabimet në metoda, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe simbolikisht.

Në PD ka kritika nga eksponentë të lartë që thonë se zgjedhjet brenda PD do të manipulohen. Ristani del e thotë se nuk ka gjykatë të brendshme. Këtej Rama nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar dhe vetë Basha nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar. Edhe PD është një mini shtet, një mini Ramë me të njëjtat rregulla.

Do presim derisa durimi të arrijë maksimumin. Doja të them që PD sikundër partitë e tjera janë biznese private të njerëzve që kanë ngritur ato. PD është investim i dy njerëzve, i Berishës dhe benjaminit të tij, Bashës.

Në këtë kuptim, Basha mirë e bën se të njëjtën do bëja, nuk do të iki kurrë edhe pas 30 vjetësh nëse vetë anëtarësia nuk e rrëzon fuqishëm në të njëjtën shumicë që presim që shqiptarët të rrëzojmë Ramën.

Top Channel