“Pjesë e legjistraturës së re” Balla: Hetim i ligjvënësve nëse kanë bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit

03/06/2021 13:26

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, ka dhënë një detaj të rëndësishëm për legjistraturën e qeverisë së re.

Sipas tij, do të jetë pjesë e diskutimit që të ketë një dosje të posaçme për të gjithë personat që do të kenë rol vendimmarrës në vend nëse kanë qenë bashkëpunëtorë me ish-Sigurimin e Shtetit gjatë kohës së komunizmit.

Ai theksoi se PS nuk ka lidhje me të kaluarën, ndërsa anëtarë të Pd-së qëndronin në Kuvend me peshën e rëndë të bashkëpunimit me një prej shërbimeve më të ashpra më gjakatare të njohura në ish-bllokun komunist.

Atë që bëri zoti Murrizi këtu duke treguar pseudonime të ish-Sigurimit të Shtetit e kam bërë edhe un disa vite më parë, ku në anë të sallës ishin kolegë të PD-së. Ata kishin mbi supe peshën e rëndë të bashkëpunimti të një prej shërbimeve më të ashpra më gjakatare të njohura në ish bllokun komunist. Mendoj që ne ndihmojmë qoftë për transparencë apo atë që ka nevojë shoqëria shqiptare. Kemi shumë ndasi me njëri tjetrin dhe këto nuk na kanë ndihmuar që të kemi një dialog që duhet përmbushur për anëtarësimin për në BE. Për tu rikthyer tek dialogu dhe tek ajo që tha zoti Murrizi, kur i kam lexuar emrat e pseudonimeve nuk kam ndihmuar që të bëhen transparente. Veç formularëve të dekriminalizimit, do të kemi edhe një gjë tjetër atë të bashkëpunëtorëve me ish-Sigurimin e shtetit, por do të jetë pjesë e diskutimit që fillojmë në legjistraturënë e re. Do të keni parasysh një gjë që PS nuk ka pasur dhe s’ka merak që lidhet më të shkuarën. Madje kemi paguar më shumë këste”, tha Balla.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA