Kryeministri Edi Rama përmes një shënimi në facebook ka zbuluar disa nga fushat ku ka rënë dakord me qeverinë turke që të çojnë më tej bashkëpunimin.

Shëndetësia, Arsimi, Strehimin Social dhe Kultura e Turizmi janë fushat ku pritet që të ketë më tej bashkëpunim.

Postimi i plotë: 

Ankara – Takimet e sotme bilaterale çuan më tej axhendën e bashkëpunimit për:

  • Shëndetësinë (me fokus reformën e Autonomisë Spitalore, binjakëzimin e Agjencive të Barnave dhe perspektivën e Spitalit Rajonal Memorial të Fierit në spital universitar)

  • Arsimin, (me fokus çeljen në Shqipëri të filialit të Universitetit Teknik të Stambollit dhe planin për fakultetin e ardhshëm të mjekësisë e infermierisë pranë Spitalit Rajonal Memorial)

  • Strehimin Social (me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit)

  • Kulturën e Turizmin (me fokus programin e restaurimeve të mëtejshme në Berat e Gjirokastër dhe investimet në hotelerinë me 5 yje në bregdet)

Në këtë vizitë Rama shoqërohej nga disa prej ministrave të kabinetit të tij si Arben Ahmetaj, Ogerta Manastirliu, Evis Kushi, Belinda Balluku dhe Elva Margariti.

 

FOTO GALERI
1/7

Top Channel