Mbretëresha britanike takon presidentin Biden javën e ardhshme

03/06/2021 16:10

Mbretëresha britanike Elizabeta II do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden, javën e ardhshme, ka njoftuar Pallati Buckingham.

Takimi në Kështjellën Windsor më 13 qershor do të zhvillohet pas mbarimit të takimeve të Bidenit në kuadër të samitit të liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

Biden do të bëhet presidenti i 12-të amerikan që takon Mbretëreshën britanike.

Elizabaeta II, 95-vjeçare është takuar me presidentin e parë në detyrë sa ka qenë princeshë më 1951, dhe që atëherë ka takuar të gjithë liderët amerikanë gjatë 69 vjetëve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.

Përndryshe organizimi i samitit G7 në Kornuall do të shënojë pjesëmarrjen e parë me prezencë të Bidenit prej kur është bërë president.

Pandemia e koronavirusit e ka penguar atë që të marrë pjesë në organizime tjera, të mbajtura muaj më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA