Zjarr “i çuditshëm” në bord, fundoset anija më e madhe e marinës iraniane!

02/06/2021 17:21

Një prej anijeve më të mëdha të marinës iraniane u fundos pranë ngushticës së Hormuzit pas një zjarri që shpërtheu në bord në rrethana krejt të paqarta.

Khargu, që e merrte emrin nga një ishull në afërsi të një ishulli ku gjendet dhe një terminal kyç nafte, u mbulua nga flakët duke i zënë të gjithë të papërgatitur.

Operacioni gjigant prej më shumë se 20 orësh në përpjekje për ta shpëtuar anijen dështoi, pavarësisht angazhimit të madh të ushtrisë. Kjo e fundit e identifikonte Khargun si “anije stërvitore”. Në momentin e fatkeqësisë, në bord kishte pothuajse 400 anëtare ekuipazhi dhe trupa që merrnin pjesë në stërvitje. Zyrtarët vendas thonë se ata u arrit të evakuoheshin me sukses që të gjithë.

Mësohet se vetëm 20 persona kanë marrë djegie të lehta. Askush nuk di ta thotë me saktësi arsyen e zjarrit që duket se ka nisur nga dhoma e motorit, duke bërë që disa pjesë të trupit të anijes të shkrinin e të binin në det. Khargu ishte ndërtuar në Britanisë pak përpara revolucionit Iranian të 1979-tës, dhe u bë pjesë e flotës iraniane në vitin 1984 pas disa vite negociatash.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA