Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Një prej anijeve më të mëdha të marinës iraniane u fundos pranë ngushticës së Hormuzit pas një zjarri që shpërtheu në bord në rrethana krejt të paqarta.
Khargu, që e merrte emrin nga një ishull në afërsi të një ishulli ku gjendet dhe një terminal kyç nafte, u mbulua nga flakët duke i zënë të gjithë të papërgatitur.
Operacioni gjigant prej më shumë se 20 orësh në përpjekje për ta shpëtuar anijen dështoi, pavarësisht angazhimit të madh të ushtrisë. Kjo e fundit e identifikonte Khargun si “anije stërvitore”. Në momentin e fatkeqësisë, në bord kishte pothuajse 400 anëtare ekuipazhi dhe trupa që merrnin pjesë në stërvitje. Zyrtarët vendas thonë se ata u arrit të evakuoheshin me sukses që të gjithë.
Mësohet se vetëm 20 persona kanë marrë djegie të lehta. Askush nuk di ta thotë me saktësi arsyen e zjarrit që duket se ka nisur nga dhoma e motorit, duke bërë që disa pjesë të trupit të anijes të shkrinin e të binin në det. Khargu ishte ndërtuar në Britanisë pak përpara revolucionit Iranian të 1979-tës, dhe u bë pjesë e flotës iraniane në vitin 1984 pas disa vite negociatash.
Top Channel