Një shqiptar i dënuar për vrasje mundi të hyjë ilegalisht në Angli dhe kërkoi azil sepse i fiksohet gjakmarrjes nga familja e viktimës.
Sipas gazetës Daily Telegraph të cilës i referohet Top Channel, bëhet fjalë për një vrasës i cili vrau një grua përpara syve të vajzës 8 vjeçe.
Editori i çështjeve të brendshme të kësaj gazete Charles Hymas, shkruan se ky shqiptar ndodhet në një qendër të mbyllur emigrantësh prej nëntorit dhe ka nisur në gjykatë një betejë gjyqësore për të bllokuar dëbimin, duke përdorur paratë e taksapaguesve anglez.
Daily Telegraph që ka parë dokumentet e gjykatës thotë se në muajin Prill shqiptarit iu gjet një sasi lënde narkotike e cila pas testit rezultoi kokainë.
Është zbuluar se ky person ka vuajtur në burgjet shqiptare 15 vite burg për vrasje sikurse edhe për grabitje.
Gjykata i ka garantuar vrasësit shqiptarë anonimitet por është zbuluar se ai ishte njëri prej 69 shqiptarëve të cilët tentuan të hynë ilegalisht në Angli përmes një anije peshkimi.
Si argument të kërkimit të azilit ai ka përdorur faktin se kur ishte në burg është bullizuar dhe rrahur nga gardianët.
Ai mbërriti në Angli pasi udhëtoi drejt Gjermanisë, Suedisë, Belgjikës e pastaj për në Angli.
Në dokumentet e gjykatës jepen vetëm inicialet e A.M por Top Channel duke iu referuar raportimeve të mëparshme të medias angleze mëson se bëhet fjalë për Alfred Mahmutajn.
Top Channel