Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të rasteve aktive me koronavirus në Ballkanin Perëndimor. Sipas një grafike të bërë publike nga Radio Evropa e Lirë shihet se Shqipëria ka vetëm 433 raste aktive dhe ndiqet nga Mali i Zi me 758 raste aktive.
Në vendin e tretë është Maqedonia e Veriut me 1083 raste, më pas vjen Kosova me 2043 raste, Serbia me 8964 rase dhe në vendin e 6 renditet Bosnje dhe Hercegovina me 19 367 raste aktive me covid.
Situata e covid në Shqipëri
Një lajm i mirë vjen nga Ministria e Shëndetësisë pasi gjatë 24 orëve të fundit nuk kemi pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Po ashtu janë testuar pozitivë me covid edhe 22 persona, si dhe janë shëruar 42 të tjerë. Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i personave që janë infektuar me covid ka shkuar në 132,337, ndërsa ai i viktimave në 2,451.
Top Channel