Alarmohet Europa, avioni me një pasagjer të infektuar me hantavirus zbarkon në Amsterdam, transferohet menjëherë në spital
Policia në Spanjë tha sot se ka arrestuar një punonjëse bari që akuzohet se i ka prerë penisin me thikë pronarit të saj, sepse kishte tentuar ta përdhunonte.
Gruaja i tha oficerëve se po përpiqej t’i rezistonte sulmit seksual në barin ‘Sant Andreu de la Barca’, në Barcelonë, mbrëmë vonë.
Punonjesja e paemëruar kishte kontaktuar policinë për të pranuar sulmin e saj, ndërsa viktima e prerjes ishte dërguar në spital për një operacion emergjence ku mjekët do të tentonin të rivendosin copën e prerë të organit.
Gruaja rreth 30-vjeçare përshkruhej me origjinë nga Bangladeshi dhe po mbahet në polici.
Detektivët kanë nisur hetimet mbi pretendimet se ajo po vepronte për vetëmbrojtje dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë e arrestimit të pronarit të barit pasi ai të jetë rekuperuar mjaftueshëm për t’u marrë në pyetje.
Burime të policisë kishin thënë se gruaja ankohej prej muajsh mbi ngacmimet e punëdhënësit e saj dhe ishte detyruar të bënte seks disa herë me të.
Një zëdhënës i autoriteteve të rendit Mossos d’Esquadra, tha sot: “Një grua është arrestuar për një krim plagosjeje mesnatën e djeshme në barin Sant Andreu de la Barca. Ishte ajo që telefonoi policinë dhe tha se kishte prerë penisin e pronarit të saj kur ai tentoi ta sulmonte seksualisht. Pretendimet e saj po hetohen dhe burri mund të arrestohet pasi të dalë nga spitali”.
Origjina e burrit nuk është bërë zyrtarisht e ditur por besohet se është nga Bangladeshi ose Pakistani.
Top Channel