Punonjësja i pret organin pronarit të barit pas tentativës së përdhunimit në Spanjë (fotot)

01/06/2021 19:25

Policia në Spanjë tha sot se ka arrestuar një punonjëse bari që akuzohet se i ka prerë penisin me thikë pronarit të saj, sepse kishte tentuar ta përdhunonte.

Gruaja i tha oficerëve se po përpiqej t’i rezistonte sulmit seksual në barin ‘Sant Andreu de la Barca’, në Barcelonë, mbrëmë vonë.

Punonjesja e paemëruar kishte kontaktuar policinë për të pranuar sulmin e saj, ndërsa viktima e prerjes ishte dërguar në spital për një operacion emergjence ku mjekët do të tentonin të rivendosin copën e prerë të organit.

Gruaja rreth 30-vjeçare përshkruhej me origjinë nga Bangladeshi dhe po mbahet në polici.

Detektivët kanë nisur hetimet mbi pretendimet se ajo po vepronte për vetëmbrojtje dhe nuk kanë përjashtuar mundësinë e arrestimit të pronarit të barit pasi ai të jetë rekuperuar mjaftueshëm për t’u marrë në pyetje.

Burime të policisë kishin thënë se gruaja ankohej prej muajsh mbi ngacmimet e punëdhënësit e saj dhe ishte detyruar të bënte seks disa herë me të.

Një zëdhënës i autoriteteve të rendit Mossos d’Esquadra, tha sot: “Një grua është arrestuar për një krim plagosjeje mesnatën e djeshme në barin Sant Andreu de la Barca. Ishte ajo që telefonoi policinë dhe tha se kishte prerë penisin e pronarit të saj kur ai tentoi ta sulmonte seksualisht. Pretendimet e saj po hetohen dhe burri mund të arrestohet pasi të dalë nga spitali”.

Origjina e burrit nuk është bërë zyrtarisht e ditur por besohet se është nga Bangladeshi ose Pakistani.

FOTO GALERI
2/3
Viktima u dergua me urgjence drejt spitalit Bellvitge (ne foto) per operacion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA