Kosovë, Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetim pasuror ndaj presidentes Vjosa Osmani
Prej sot, qytetarët do të mund të lëvizin pa maska në ambient të hapur, do të lejohen dasma, festime, festa në ambient të hapur/tarraca verore deri në 100 persona, ndërsa prania e audiencës do të lejohet të garave sportive në ambient të hapur deri në 30 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të vizitorëve në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se megjithëse epidemia po pakësohet, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm. Shtabi qendror koordinativ për Kovid-19 pranë Qeverisë së RMV-së, i pranoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive për lehtësimin e masave, duke filluar prej sot, 1 qershor 2021.
Pres shërbimi i Qeverisë kumtoi se Shtabi në mbledhjen e sotme i ka shqyrtuar dhe konfirmuar rekomandimet e Komisionit dhe i propozoi për miratim përfundimtar në seancën e nesërme qeveritare. Rekomandimet që janë propozuar të vlejnë prej sot, janë pranuar nga Shtabi qendror i krizës pas diskutimit dhe duke e marrë parasysh gjendjen e volitshme epidemilogjike me Kovid-19 në shtet tani, e cila karakterizohet me zvogëlimin e incidencës 14-ditore (numri i rasteve të reja) të rasteve pozitive, zvogëlimin e testeve pozitive për Kovid-19 në raport me numrin e përgjithshëm të personave të testuar, zvogëlimin e numrit të rasteve aktive dhe numrit të personave të hospitalizuar. Për lehtësimin e masave të tanishme restriktive, janë propozuar shtatë rekomandime.
– Heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura. – Të lejohet publiku në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të obligueshëm të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra (tre vende), dhe me zbatim të vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga KOVID-19. – Hiqet masa për ndalim të grupimit në hapësirë publike të më shumë se katër personave.
– Të lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në hapësira të hapura, terasa deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës dhe maksimum 6 persona në tavolinë duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave. Të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat. – Numri i personave në një tryezë në objektet hotelierike rritet nga katër persona në gjashtë persona duke siguruar distancën e rekomanduar midis personave në tryezë. – Rekomandohet të hiqet masa për punë në ndërrime dhe distancë (neni 3, pika 14 e Vendimit mbi rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, masat e urdhëruara, protokollet e synuara, planet dhe algoritmet për të vepruar për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga ato ngjitëse sëmundja KOVID-19 e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, rastet dhe periudha kohore e aplikimit të tyre (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 263/20), – Mbetet në fuqi ora policore deri më 15 qershor 2021./RTV21
Top Channel