Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Kur pyeteshin të përshkruanin sesi ndjeheshin, shumë nga prindërit thonin se “Ky ishte vullneti i Zotit”, shpeshherë me zërin e shuar në një pëshpërimë, me fjalët e tyre që përçonin nënshtrimin ndaj fatit. Ata thanë se fëmijët e tyre fatkeqë dëshironin të bëheshin doktorë, artistë, udhëheqës…
“Nuk e besoj dot këtë që po ndodh,” thotë Saad Asaliyah, shofer taksie nga Jabaliya, të cilit iu vra vajza 10-vjeçare. “Përpiqem të qetësoj veten duke i thënë se ishte vullneti i Zotit që ajo të shkonte”.
Gjatë 11 diteve të luftimeve dhe bombardimeve të Izraelit mbi qytetin e Gazës, të paktën 67 fëmijë palestinezë nën moshën 18 vjeçare u vranë në Gaza, dhe 2 në Izrael, sipas raportimeve dy-palëshe.
Ja cilët ishin ata, sipas listës së hartuar nga e përditshmja “New York Times”… (Emrat – mosha)
Top Channel