BE ofron mbështetje financiare për 4 shtete, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

01/06/2021 16:10

Bashkimi Evropian raportoi se një shumë totale prej 460 milionë eurosh ndihmë financiare iu dha shteteve të Tunizisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për shkak të pandemisë së koronavirusit.

i BE-së njoftoi se mbështetja financiare iu dha 4 vendeve në mënyrë që të kufizonte efektet ekonomike të COVID-19.

Theksohet se 4 vendet përmbushin parakushtet siç janë sistemi parlamentar shumë-partiak, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe mekanizmat efektivë demokratikë. Kështu, 300 milionë euro u ndanë për Tunizinë, 80 milionë euro për Maqedoninë e Veriut, 50 milionë euro për Kosovën dhe 30 milionë euro iu transferuan Malit të në kuadër të pakos së mbështetjes makro-financiare.

BE siguron mbështetje makro-financiare për vendet që ndodhen në afërsi të saj gjatë periudhave të krizës ekonomike.

Ndihma financiare e BE-së përfshin kushte më të favorshme pagese sesa kreditë që vendi në fjalë mund të marrë normalisht nga tregjet financiare./AA/

Top Channel