Ndaj Mark Kodrës, është dhënë masa arrest me burg, pasi dyshohet se vrau Emiljano Ndou, në 28 maj, në Bardhaj të Shkodrës.
47-vjeçari ka deklaruar në gjykatë se “ajo punë ka ndodhur çfarë është bërë, është bërë”, ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme. Avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata, Gulit Hasanaj ia la gjykatës vlerësimin si të ligjshëm ose jo të arrestimit dhe masën e sigurisë.
Gjykata cilësoi si të ligjshëm arrestimin dhe vendosi “arrest me burg” për Mark Kodrën.
Ndërkohë, në deklarimet e dhëna në polici, shtetasi Mark Kodra ka pranuar se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para një viti dhe më pas është përshkallëzuar derisa viktima, sipas autorit i ka rrahur djalin këtij të fundit, edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes.
Sot, gruaja e Kodrës, deklaroi për “Shqipëria live” se është e frikësuar për jetën e saj dhe të shtatë fëmijëve, pasi “këtu te ne marrin gjak lehtë”, thotë ajo.
Top Channel