Vjedhje të ndryshme në kryeqytet, armëmbajtje pa leje dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur, 7 të arrestuar

31/05/2021 12:11
Foto Ilustruese

7 shtetas janë arrestuar në Tiranë dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe sende të ndryshme që përdoren për të kryer vjedhjet.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operazive bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. R., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesës e tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

•Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
K. N., 32 vjeç, L. N., 41 vjeç (vëllezër) dhe V. G., 37 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penale për veprën penale “Vjedhja”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin çantën e një shtetasi. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera konkretisht :
Me datë 03.04.2021, kanë vjedhur telefonin e shtetases M. V; me datë 14.03.2021, i kanë vjedhur varesen shtetases A. A; me datë 01.03.2021, kanë vjedhur një shumë parash në mjetin e shtetasit O. G; me datë 21.02.2021, kanë vjedhur portofolat e shtetasve M. P dhe E. Xh; dhe me datë 21.02.2021, kanë vjedhur dy çanta dore në mjetin e shtetasit S. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Sh. L., 52 vjeç dhe B. S., 29 vjeç pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur ;
B. Sh., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel