Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në aeroportin e Rinasit kanë ardhur edhe 11,700 vaksina Pfizer.
Kështu numri në total i vaksinaveqë kanë hyrë në vendin tonë ka shkuar në 858,750.
Po ashtu Rama tregon se deri tani numri i qytetarëve të vaksinuar ka shkuar në 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike.
“Sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri
Deri tani ia kemi dalë të kryejmë 776,461 vaksinime për të moshuarit dhe punonjësit e shërbimeve kritike, me synimin për të zgjeruar së shpejti fashën e vaksinimit, drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda qershorit”, shkruan Rama.
Top Channel