Opozita humb betejën e parë ligjore në Kolegj, gjykata zgjedhore certifikon rezultatin e Gjirokastrës

31/05/2021 13:00

Ndryshimi i fushëbëtejës nuk rezultoi fatsjellëse për PD-LSI, e cila i kishte shpresat në Kolegjin Zgjedhor për të anuluar procesin e 25 Prillit.

Gjyqtarëve të gjykatës zgjedhore ju deshën 30 minuta në dhomën e këshillimit për të rrëzuar padinë e parë të tri subjekteve opozitare për qarkun Gjirokastër.

Vendimmarrja shënon humbjen e betejës së parë të opozitarëve në Kolegj Zgjedhor pasi përfaqësuesit e saj ligjor ashtu sikurse kandidati i pavarur

Kreshnik Merxhani nuk arritën të të bindnin trupën gjykuese për të ndryshuan vendimin e KAS, i cili certifikoi i pari rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Vendimi i kolegjit zgjedhor është i paankimueshëm , por opozita la të kuptojë se do eksplorojë rruge të reja për vijimin e betejës në Kushtetuese pasi refuzon të njohë zgjedhjen.

Në të njëjtë kohë opozita u godit dy gjykata zgjedhore. KAS rrezoi PD-LSI në 3 qarqet e fundit Korçë, Elbasan dhe Fier ku shpresonte që zgjedhjet do të përsëriteshin.

Top Channel