Foto ilustruese

Afati i mbylljes së pikës kufitare së Kapshticës shtyhet deri në 7 qershor.

Pavarësisht se Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e Covid 19 dhe dita ditës ka shënuar raste në rënie të infektimeve, kjo nuk mjafton që shteti fqinj të hapë kufirin për shqiptarët.

Në një njoftim të ambasadës greke është lajmëruar se dogana do të vijojë të jetë e mbyllur duke lënë në zbatim të njëjtat masa, pra lejimin e kuotës prej 400 personash.

Punonjësit sezonalë mund të vijojnë kalimin drejt drejt shtetit helen.

Ndërkohë, në Drejtorinë e Kufirit ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë vendim, i cili pritet të jepet brenda ditës së sotme.

Vendimin e ka konfirmuar dhe Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, e cila sqaron seqaron se mund të kalojnë kufirin 400 persona në ditë, ndërsa asnjë kategori tjetër (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë) nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Njoftimi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare se regjimi i hyrje-daljeve të shtetasve, nuk do të ndryshojë deri në datën 07.06.2021.

Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Kuota ditore e pranimit vijon të jetë 400 persona, të cilët duhet të plotësojnë formularin e regjistrimit PLF në adresën http://www.travel.gov.gr dhe pasi të kenë marrë konfirmimin, mund të lejohen që të hyjnë në tokën greke.

Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qendrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë).

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA