Lufta ligjore e opozitës kundër rezultatit të zgjedhjeve pritet të ndryshojë fushëbetejë.

Të hënën Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë një sfide të re në Kolegjin Zgjedhor. Ata shkojnë përballë gjykatës zgjedhore jo vetëm me dosje voluminoze ta asaj që e cilësojnë masakër elektorale, por edhe me vendimin kundër të gjykatës së KQZ-së e cila nuk iu dha të drejtë.

Qarku Gjirokastër hap siparin e maratonës ku trupa e gjyqtarëve do të marrë në shqyrtim ankimimet e tre subjekteve PD- LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, të cilët kërkojnë përsëritje të zgjedhjeve.

Brenda javës pritet të shqyrtohen edhe Vlora me Beratin, ankimimet e të cilave kanë mbërritur në sirtarët e Kolegjit, por këto nuk nuk do jene qarqet e vetme të kontestura, pasi subjektet zgjedhore janë ne pritje te zbardhjes se vendimit edhe për Tiranën ,Shkodrën, Durrësin, si dhe te fjalës së fundit për Qarqet Elbasan, Korçë dhe Fier, ku nuk presin surpriza nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor do t’i japë fund sagës së zgjedhjeve parlamentare ku 5 javë nga zhvillimi i procesit, ende nuk ka një rezultat te certifikuar. Ndonëse ligjërisht Kolegji Zgjedhor është hallka e fundit e ankimit, opozita ka paralajmëruar se për 25 Prillin, do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel