Emigrantët e vendeve të Lindjes kamuflohen si polumbarë për të shkuar drejt Perëndimit (Fotot+Video)

30/05/2021 15:03

Shqipëria për shumë emigrantë kryesisht të vendeve të Lindjes së Mesme është kthyer në tranzit për të shkuar drejt vendeve të BE-së.

Një nga pikat që shfrytëzojnë është Porti i Durrësit, ku shpesh autoritetet doganore dhe policia kufitare kanë ndaluar emigrantët duke kaluar mbi muret rrethuese apo edhe në det.

Në shumë raste, ata kamuflohen me kostume për zhytje për të shkuar drejt Italisë, duke shfrytëzuar anije apo gomone.

Rasti i sotëm ishte tragjik, ku një i ri u gjet i pajetë në Portin e Durrësit vetëm me rroba banje e një  çantë ngjyrë blu në shpinë.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa  në shumë prej rasteve është e vështirë t‘i identifikosh sepse ata i djegin ose grisin pasaportat për të mos lënë gjurmë të origjinës nga vijnë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA