“Kemi 7 fëmijë, nuk është penduar”/ Gruaja zbulon si nisi konflikti i Mark Kodrës me 25-vjeçarin që la të vdekur: Të futa nën gomat e motorit…

29/05/2021 12:33

Bukuroshe Kodra, bashkëshortja e Mark Kodrës, autorit të vrasjes së 25-vjeçarit në fshatin Bardhaj në qytetin e Shkodrës ka rrëfyer se konflikti ka nisur pas një debati me djalin e tyre.

Ajo tregoi se bashkëshorti ka shkuar në lokal për t’i kërkuar llogari viktimës, Emiljano Ndou, i cili thotë se e ka ofenduar me fjalë banale dhe më pas e ka goditur. “Të futa nën goma të motorit”, ishte fraza që tha 25-vjeçari për të kërcënuar autorin, tregon Bukuroshja.

Tragjedia ndodhi pasi 25-vjeçari shkoi pranë banesës së tyre për të dërguar një fqinj në shtëpi. Mark Kodra mori kallashnikovin dhe qëlloi për vdekje të riun, ndërsa e shoqja thotë se nuk ka shfaqur pendesë për këtë ngjarje.

“Konflikt ka qenë me djalin. Konflikti erdhi sepse është zënë me djalin, ka ecur me motor dhe ka kaluar nga ai. Në mbrëmje e ka zënë në një lokal dhe i ka thënë “Çfarë pate atë natë?” Ky i ka thënë ka mbaruar, ndërsa ai ia ka kthyer: “Për mua nuk ka mbaruar, të futa nën goma të motorit dhe e ka sharë, i ka rënë.”

Ai erdhi në shtëpi dhe tha kështu ka ndodhur dhe me tonën mbaroi. Ai erdhi përcolli një djalë komshie këtu dhe kur u kthye, burri mori automatikun dhe i ra. Ky ka qenë shkaku i konfliktit. E kanë dhënë se ka pasur për punë femrash, por jo. Ai ka qëndruar në qendër, ne këtu. Nuk kemi pasur asgjë tjetër, kaq ka qenë. Ka qenë ora 11 e natës.

Ai ka dalë, ka përcjellë djalin, është ndaluar këtu, ka ulur shpejtësinë e motorrit, ka dalë burri me automatik. Nuk është penduar për çfarë ka bërë. Ishte problematik edhe me prindërit e vet. Kemi 7 fëmijë, 3 djem e 4 vajza. Armën nuk e di prej ku e ka marrë, nuk e kemi pasur në shtëpi. Bashkëshorti im ka shkuar ta pyesë se çfarë pati me djalin dhe e ka sharë edhe këtë. Atje e ka sharë, ku ka bërë konfliktin me djalin. Ai djali ka vetëm nënën, nuk kemi pasur miqësi”, tha gruaja e autorit.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA