Rrëshqitja e rrugës në aksin Vlorë- Rradhimë, punimet do të përfundojnë brenda qershorit

28/05/2021 14:12

Ministrja Balluku ndodhej në rrugën që lidh Vlorën me Rradhimën, ku do të nisë puna për rehabilitimin e rrëshqitjes së rrugës të ndodhur pak muaj më parë.

“Për shkak të gjithë problematikës që është krijuar ne kemi bërë edhe kallëzime në prokurori për të marrë të gjithë masat e duhura. ARRSH ka nisur menjëherë me një procedurë emergjente për të bërë të gjithë riparimin e kësaj rruge, por duhet thënë që këto janë pasoja të dëmshme si për trafikun si për ekonominë”, u shpreh Balluku.

Punimet në këtë aks do të përfundojnë brenda muajit qershor, për të bërë të mundur qarkullimin normal të automjeteve gjatë këtij sezoni turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA