Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën në mëngjes, kur një njeri i armatosur hapi zjarr në një kompleks për parkimin e tramvajeve në San Hoze të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Personi i dyshuar për ngjarjen ishte punonjës i kompleksit dhe gjeti vdekjen gjatë incidentit, tha një zëdhënës i policisë.
Ngjarja ndodhi në një parkim tramvajesh, në një pjesë të objektit ku punëtorët bëjnë mirëmbajtjen e mjeteve dhe jo në qendrën e operacioneve dhe të kontrollit.
San Hozeja, një qytet me rreth 1 milion banorë, ndodhet në zemër të Luginës së Silikonit (Silicon Valley), një qendër globale e novacionit teknologjik dhe aty kanë selinë disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë në SHBA.
Top Channel