Gjatë natës së kaluar persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë kanë hyrë për të grabitur në njësinë administrative të Shënkollit.
Kanë qenë punonjësit në mëngjes që kanë konstatuar dyert e njësisë të hapura dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet dhe verifikimet për të zbardhur ngjarjen.
Kryetarja e njësisë administrative, Lina Guri, në një deklaratë për mediat bëri me dije se nuk janë prekur vula apo dokumente të rëndësishme të këtij institucioni, por e vetmja zyrë e dëmtuar është zyra “Aleat”, ku janë marrë 2 aparate fotografike që shërbenin për këtë zyrë, si dhe një shumë parash
Janë kamerat e sigurisë në zyrën e gjendjes civile, apo të bizneseve përreth që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Top Channel