Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Japonisë Akira Mizutani, me të cilin bisedoi mbi nevojën e bashkëpunimit dhe menaxhimin e pandemisë kundër covid-19.

Osmani kërkoi nga ambasadori Mizutani që t’ia përcjellë lutjen e saj qeverisë japoneze që ta ndihmojë Kosovën në përpjekjet e saj për tejkalimin e pandemisë covid-19.

Ajo theksoi raportet e shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve në rrafshin politik, ekonomik dhe kulturor.

Osmani falënderoi shtetin e Japonisë për donacionin e fundit të pajisjeve mjekësore, si dhe për kujdesin e vazhdueshëm që ky vend e ka treguar për konsolidimin e mjekësisë në Kosovë.

Ajo ritheksoi gatishmërinë e Kosovës t’i mirëpritur për nxitjen e mëtejme të kompanive japoneze për të investuar në Kosovë. Në këtë rrafsh, ajo nënvizoi se e mirëpret mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet të dy vendeve./ Kosova Press/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA