Maqedonia e Veriut ka regjistruar 46 raste të reja në 24 orët e fundit, njoftojnë autoritet shëndetësore atje.

Kështu, me 46 raste të reja numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 155.117 në total.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave në vend ka shkuar në 5.356, përfshirë 14 viktimat e regjistruara brenda ditës së fundit.

Po ashtu 147 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 147.190 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer 782.654 teste të dyshuara për COVID-19, me 3.073 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.571.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA