Rocco Morabito/ Kreu mafioz i shumëkërkuar i Ndragheta, kapet në Brazil

25/05/2021 18:33

Policia braziliane njoftoi se ka arrestuar kreun mafioz të shumëkërkuar italian Rocco Morabito, në qytetin verilindor të Joao Pessoa.

I njohur ndryshe si “mbreti i kokainës në Milano”, kreu i dyshuar i grupit kriminal ‘Ndrangheta’ ka qenë nga më të kërkuarit në Itali që prej vitit 1994. Në momentin e kapjes ai ishte i dyti më i kërkuar në Itali.

Morabito ishte arrestuar më parë në Uruguai në 2017, pro u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu teksa priste ekstradimin në Itali.

Ai është dënuar me 30 vjet burgim në mungesë, nga gjykatat italiane.

Morabito u arrestua dje në një hotel, së bashku me dy të huaj të tjerë, një prej të cileve gjithashtu itailan, njoftonte ministria braziliane e drejtësisë.

Ministria shtonte se Morabito “konsiderohet krimineli i dytë më i kërkuar në Itali për përfshirjen e tij me grupin kriminal Ndrangheta, si një nga organizatat klandestine më të fuqishme në botë”.

Agjencia e lajmeve Ansa, tha se arrestimi u bë me bashkëpunimin e hetuesve italianë si dhe agjencisë amerikane anti-drogë DEA dhe FBI.

Morabito ishte arrestuar më parë në një hotel kryeqytetin e Uruguay, Montevideo, në 2017, por bashkë me tre të burgosur të tjerë u arratis nga një vrimë në catinë e burgut në 2019, në skandalin që solli dorëheqjen kreut të burgjeve të Uruguajit.

Ndrangheta konsiderohet si mafia më e fuqishme në Itali dhe besohet se kontrollon sasi të mëdha kokaine që hyjnë në Evropë nga Amerika Latine.

Në fillim të këtij viti në Itali, dhjetra anëtarë të ‘Ndrangheta’ kanë nisur gjyqin kolektiv të mafias, në procesin më të madh në tre dekada në vend.

FOTO GALERI
2/3
Ai ishte i dyti më i kërkuar në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA