Një gazetar i ri palestinez është dëbuar nga shtëpia e tij prej forcave izraelite në Jeruzalem, pas mesazheve të fuqishme pro-palestineze në intervistat me rrjetet amerikane CNN e MSNBC.
Izraeli vazhdon të mbështesë zbrazjen e banesave palestineze për të vendosur aty kolonë hebrej. Mohammed El-Kurd, është një shkrimtar dhe aktivist palestinez që banon në zonën e kontestuar të Sheikh Jarrah, në Jeruzalemin Lindor, në qendër të konfliktit te rende, prej planit për dëbimet e disa familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre.
El-kurd ka treguar në intervistat e tij për mediat eksperiencën personale të shpronësimeve e zhvendosjeve të detyruara nga autoritetet izraelite ndaj lagjeve palestineze.
Si penalizim për komunikimet e tij me mediat ndërkombëtare për çështjen e popullit të tij, El-Kurd u largua së fundmi nga shtëpia e tij në zonë.
Në pamjet e shpërndara dëgjohet një grua që u lutet ushtarëve “ta lënë djalin”, ndërsa El-Kurd i sfidon ushtarët duke u thënë: “Më godit! Më godit!”
Dëbimi i El-Kurd nga lagjia e tij e lindjes është rezultat i drejtpërdrejtë i diskutimeve të tij mbi atë që përshkroi për rrjetin CNN si “shpronësim i dhunshëm” i familjeve palestineze.
Ai gjithashtu përshkruante dëbimin e palestinezëve nga trojet e të parëve të tyre si “zhvendosje e detyruar etnike,” megjithë pretendimet për ‘ligjshmëri’ nga gjykatat izraelite. El-Kurd thekson se ligji ndërkombëtar nuk garanton ligjshmëri për gjykatat izraelite, në territorin e pushtuar të Jeruzalemit Lindor.
Në një intervistë ai dënon izraelitët për aplikimin e një“sistemi juridik supremacist e kolonial”, që punon me organizatat civile për dëbimin e rezidentëve arabë nga shtëpitë e tyre, për t’i zëvendësuar ata me banorë izraelitë, shumë prej të cilave i marrin nga Evropa apo Shtetet e Bashkuara.
“Sot ndryshimi është se ata nuk përdorin artilerinë për të vjedhur shtëpitë tona. Tani ata përdorim një sistem gjyqësor kolonial e supremacist, që bashkëpunon me arganizatat të tjera, për të vjedhur shtëpitë tona. Vetëm sepse ata e quajnë ‘të ligjshme’ nuk do të thotë se kjo është morale, korrekte apo historikisht e drejtë. Ajo që po ndodh me ne është spastrim etnik.”
Top Channel