Zyrtarët ushtarakë në Jemen thonë se Emiratet e Bashkuara po ndërtojnë një pistë ajrore në ishullin Majun, që është pikë kritike e transportit detar te rajonit.
Megjithse ende asnjë vend nuk është deklaruar si zotërues i bazës ajrore të ishullit në ngushticën Bab el-Mandeb, raportimet e mëparshme kanë thënë se pista ajrore përmes ishullit 5km të gjerë po ndërtohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Zyrtarët e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit thonë se projekti ushtarak po realizohet nga Emiratet e Bashkuara, edhe pse në 2019 vendi tha se po tërheq trupat e saj nga koalicioni i drejtuar nga sauditët, që lufton rebelët Houthi në Jemen.
Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara në Abu Dhabi dhe ambasada në Uashington nuk iu përgjigj kërkesave për komente.
Pista ajrore e ndërtuar në ishullin Mayun i lejon cilitdo që e zotëron, të ushtrojë fuqi ushtarake në ngushticën e rëndësishme, apo dhe të nisë avionë luftarakë në Jemen, ku konflikti ka shkaktuar një krizë vrastare humanitare mes popullatës se varferuar civile.
Zyrtarët në Jemen thonë se anijet e Emirateve kanë transportuar në ishull armatime të shumta javët e fundit. Ata shtojnë se tensionet e EBA me presidentin e Jemenit, Abd Rabbu Mansour Hadi, vijnë kryesisht prej kërkesës së tyre për konçesionin 20-vjeçar të ishullit Majun, edhe pse zyrtarisht nuk i pranojnë mosmarreveshjet. /TheGuardian/
Top Channel