Anna Chapman/ Agjentja e fshehtë ruse në SHBA, kthehet në modele, ‘yll’ televizioni në Moskë pas lirimit (fotot)

25/05/2021 16:44

Bukuroshja flokëkuqe ishte në faqet e para të gazetave kur u arrestua në SHBA për spiunazh dhe u lirua më pas në kuadër të shkëmbimit të spiunëve Rusi-SHBA, për t’u bërë akoma më e famshme në vendin e saj.

Anna Chapman u arrestua teksa punonte si agjente pronash të patundshme në New York së bashku me nëntë rusë të tjerë në vitin 2010, kur SHBA tha se kishte ‘shkaterruar’ rrjetin më të madh të inteligjencës së huaj në vend, që prej Luftës së Ftohtë.

Chapman ishte martuar me britanikun Alex Chapman prej katër vjetësh pasi e kishte njohur në një festë në Londër në 2010.

Pas arrestimit të saj në New York ajo u bashkua me publicistin Max Clifford për të shitur historinë e saj në shtyp

Zoti Chapman tha se nuk ishte “i surprizuar” nga arrestimi i gruas së tij, teksa pretendonte se babai i Anna, Vasily Kushchenko, kishte qenë një zyrtar i lartë në KGB dhe kishte pasur “influencë të madhe” mbi të.

Zoti Chapman tha për të përditshmen britanike ‘Daily Telegraph’: “Ai nuk i kishte besë askujt. Më pyeste mua se përse kisha zgjedhur një nuse ruse, dhe se çfarë pune kisha në Rusi. Unë i thashë se nuk kam asnjë punë, por ishte e frikshme. Ai nuk më prezantonte asnjëherë me njerëz që vinin në shtëpi, prandaj dhe kur ajo u arrestua si e dyshuar për spiunazh, nuk u habita.”

Anna ka qytetari britanike prej martesës së saj me Chapman, por i është revokuar pas arrestimit të saj.

Me arrestimin e saj, kokëkuqja fitoi popullaritet të madh në vend, si për ‘patriotizmin’ ashtu dhe për pamjen e saj joshese. Por tashmë duket se ka hequr dorë nga profesionet e rrezikshme duke u kthyer në modele fillimisht dhe më pas në prezantuese televizive.

Anna është shfaqur në kopertinën e versionit rus të revistës Maxim në të brendshme provokuese, madje është përfshirë në listën e 100 grave ruse më ‘seksi”.

Anna është shfaqur gjithashtu si modele pasarele në Javën e Modës në Rusi, ndërsa aktualisht është prezantuese televizive për rrjetin pro-Kremlin, REN TV.

FOTO GALERI
2/5
Ajo u lirua më pas në kuadër të shkëmbimit të spiunëve Rusi-SHBA dhe u bë e famshme në vendin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA