Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër punimet që po bëhen në lagjen e re të Rilindjes në Manzë, Durrës.
Kreu i qeverisë ka vizituar disa prej familjeve që janë futur në shtëpi të re dhe sigurisht që nuk kanë munguar as batutat!
Një prej familjeve që kanë përfituar një shtëpi 1+1 në këtë zonë, e të cilët janë shumë të lumtur dhe shumë të kënaqur ftuan Kryeministrin në shtëpinë e re.
Rama: Më pëlqen shumë kjo gjë, gruaja ulet ti shërben.
Qytetari: E nxora vetë përpara se e di rregullin unë. (I mbush gotën me raki).
Rama: Ja këtu gabove duhet t’i jepje gruas të parës.
Qytetari: Është nga Tepelena ajo, nuk e pi. (I mbush gotën me raki edhe ministrit Ahmetaj)
Rama: E merr me vete ai, e merr me vete. Është gjirokastrit! (qesh). Hajde gëzuar!
Ahmetaj: E po si e paske rakinë.
Rama: Shumë e mirë shumë e mirë. Merre atë gotën me vete merre.
Ndërkohë, vijon puna për lagjen e re me 9 pallate, me shkollën, kopshtin, qendrën multifunksionale e me mjediset sportive.
Deri në fund të këtij viti do të hapen dyert për 224 familje të prekura nga tërmeti.
Top Channel