Përkthyesi dhe poeti më i mirë/ Në Berat u organizua konkursi letrar “Vexhi Buharaja”

24/05/2021 19:57

Me rastin e 101 vjetorit të lindjes së Eruditit, poetit, studiuesit, historianit dhe përkthyesit të shquar, Vexhi Buharaja u organizua konkursi i letrar për përkthyesin dhe poetin më të mirë të vitit.

Në bibliotekën e Beratit u ndanë çmimet e konkursit letrar që mban emrin e tij.
Ata që e kanë njohur personalisht Vexhiun do të mund të pohonin që ai, shpërfillës i injorancës rrethuese, ishte intolerant i pakufi ndaj vetes, thënë ndryshe, ndaj dijes që posedonte.

Çmimi “Vexhi Buharaja” jepet çdo vit nga Bashkia e Beratit dhe institucionet e kulturës në nderim të figurës së poetit dhe përkthyesit të shquar. Një poezi e papublikuar më parë e tij u recitua aty.

Shokut të panjohur
T’a njoha ty shpirtin nga larg,
O shoku im, ti i panjohur
Dhe fjalët e tua si varg,
I shkrova në shpirtin e ngrohur.
Si erëz e lehtë e detit
Ma joshi ndërgjegjen urimi, …
Si dridhje e fortë e tërmetit
Më tundi nga brenda mendimi …
Dy degë të një peme ne jemi,
Që preu mjerimi pa sy,
Ndaj dhimbjen së bashku e kemi,
Ndaj prillin kërkojmë të dy …
S’ka gjë po qe se në k’të botë
S’do mund që t’a shoh ty fytyrën.
Në dorë m’a shtrove të plotë,
Të qenies tënde pasqyrën.
Në luftë për ligje të dlira
Fuqi po ma bën ti guximin.
Në muzgun e jetës së vdirë
Sa afër m’a ndiell ti agimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA