Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të diele, ka vijuar me publikimin e pamjeve nga rindërtimi i shtëpive në zonat e goditura nga tërmeti.

Shefi i qeverisë publikoi pamje nga lagja Rilindja në Fushë Krujë, ku punimet vazhdojnë me intensitet të lartë.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë vështrim mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ju uroj një të diel të bukur”.

Fushë Kruja është një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Zona e rindërtimit ndodhet 1 km larg nga qendra e qytetit. Plani i zhvillimit shtrihet në një sipërfaqe prej 10 hektarësh ku ndërthuren banesat individuale, ndërtesat kolektive, institucionet arsimore dhe shërbimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA